Patos, këshilli bashkiak ende me dy krerë
Prej një jave Këshilli Bashkiak i Patosit funksionon me dy kryetarë: Maksim Gogën, përfaqësues i PS-së i zgjedhur si kryetar pas zgjedhjeve lokale të 2007, dhe Leonard Behajn, përfaqësues i PD-së, i cili u zgjodh një javë më parë nga grupi i këshilltarëve të djathtëve. Zyrtarisht, të dy kryetarët Goga dhe Behaj pretendojnë se kanë shumicën e këshilltarëve. Madje, në daljet publike ata thonë se kanë të drejtë legjitime për të vepruar si organ ekzekutues. Goga kur është zgjedhur në krye të Këshillit Bashkiak Patos ka marrë 18 vota nga 25 anëtarët e këshillit. Kurse Behaj, që është zgjedhur kryetar pas një mbledhjeje të zhvilluar në një hotel në qendër të Fierit, mbledhje e zhvilluar 5 ditë më parë, ka marrë 16 vota nga po 25 këshilltarë që regjistron Bashkia e Patosit.
Mbledhjet e dështuara
Ditën e hënë, të dy pretendentët për kryetarë të Këshillit Bashkiak në Patos kanë kërkuar mbledhjen e këshillit jashtë radhe. Por asnjë nga ata nuk ka mundur të finalizojnë mbledhjen, për shkak të mungesës së shumicës së anëtarëve. Ndërsa Maksim Goga e kishte parashikuar zhvillimin e mbledhjes në sallën e këshillit bashkiak, Leonard Behaj ka qenë i dualizuar për vendin ku do të organizonte mbledhjen. Mësohet se edhe këtë radhë kishte parashikuar të zhvillohet në një mjedis privat, ku dhe u zgjodh si kryetar këshilli disa ditë më parë.
Bashkia e Patosit përgjatë gjithë të hënës ka qenë nën kaos të plotë, edhe për shkak të punonjësve të Ndërmarrjes së Gjelbërimit dhe Pastrimit që ende nuk janë paguar. Ata kanë qenë në gatishmëri të zhvillimit të mbledhjes së mundshme së këshillit bashkiak, të cilin do ta ribllokonin ashtu si dhe katër herët e kaluara.
Pas dështimit të mbledhjes "ilegale" organizatorët kanë shkuar në prefekturë. Këshilltarët e PD-së dhe të PDI-së kanë qëndruar për orë të tëra në takim me prefektin. Mësohet se shkak i takimit të tyre të gjatë në prefekturë ka qenë njohja e institucionit të prefektit e kryetarit të ri të këshillit bashkiak, si dhe kalimi pa problem i vendimeve që ky këshill ka marrë, edhe pse jo në sallën e bashkisë, por në një hotel në qendër të Fierit.
Burime nga përfaqësuesit e PS-së në Këshillin e Bashkisë Patos pohojnë se është plotësuar numri i nevojshëm i këshilltarëve për të mos njohur kreun e ri të këshillit, ndërkohë që zyrtarisht kreu i bashkisë dhe i këshillit bashkiak e cilësojnë kryetarin e ri të paligjshëm.
Një javë më parë përplasjet në këshillin bashkiak arritën kulmin. Ndërkohë që këshilltarët e djathtë kanë deklaruar se kanë paditur kryebashkiakun Bardhi Meli, për shpërdorim detyre, pasi nuk u dha vulën kryesisë së re. Ajo që po ndodh sot në këshillin bashkiak Patos lidhet me "shitblerjen" e këshilltarëve të forcave të vogla politike që kanë fituar të drejtën me një apo dy këshilltarë përfaqësues në këshill.