E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miliband: Mbështesim integrimin e Maqedonisë

Ministri i Jashtëm britanik David Miliband i ka dërguar një letër presidentit maqedonas Gjorgje Ivanov, në të cilën shpreh mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar ndaj integrimit të vendit në BE.
Në letrën e tij shefi i diplomacisë britanike vlerëson reformat e realizuara nga Maqedonia në vitet e fundit, si dhe shprehet optimist se qeveria e Shkupit do të vazhdojë të punojë në këtë drejtim, për të lehtësuar rrugën e integrimit.
"Mbeta i kënaqur me vlerësimin pozitiv që KE-ja i bëri Maqedonisë dhe ju garantoj mbështetjen e fuqishme të Mbretërisë së Bashkuar për hyrjen e Maqedonisë si anëtare e barabartë dhe aktive e BE-së", ka pohuar Miliband.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›