Tërmeti në Haiti, zhduket personeli i OKB-së
Të gjithë personat që ndodheshin në ndërtesën e OKB-së gjatë momentit të tërmetit në Haiti, rezultojnë të zhdukur.
Mes tyre ndodhej edhe një gjeneral nga Tunizia, i quajtur Hedi Anabi, shef i misionit të OKB-së në Haiti. Lajmin e bën të ditur ministri francez i Jashtëm, Bernard Kouchner.
Ndërtesa 5 katëshe e misionit është rrëzuar e gjitha gjatë lëkundjeve të shumta që tronditën kryeqytetin e Haitit.
Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot Haitin në afërsi të kryeqytetit Porto Princ, duke shkaktuar shkatërrime në rajonin e varfër. Sipas ekspertëve, ky është tërmeti më i fuqishëm që ka goditur atë zonë në 200 vjet.
Ende nuk ka konfirmime për numrin e viktimave sepse janë ndërprerë të gjitha linjat e komunikimit në Porto Princ dhe zonat e tjera dhe se është ndërprerë energjia elektrike.