E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si administrohet një pronë e sekuestruar dhe një llogari bankare

Kreu i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, Hekuran Vladi, shpjegon edhe mënyrën e administrimit të pronave dhe llogarive bankare që kanë prejardhjen nga aktiviteti kriminal i individëve apo grupeve. Duke u mbështetur në legjislacion, agjencia ka si detyrim ligjor të ruajtjes së gjendjes fizike të pasurisë. Pra, nga momenti i marrjes së administrimit e deri te momenti i kthimit te pronari i mëparshëm apo dorëzimi në shtet. "I vetmi problem, por që e kemi zgjidhur, ka qenë se agjencia ka qenë institucion civil. Duke qenë se çështjet janë delikate për ekzekutimin nga pjesa e sigurisë fizike të personelit që merren me këto punë, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, nuk është ndierë rrezikshmëria fizike në kryerjen e detyrës. Ajo që ne kemi lënë pa plotësuar në hallkën tonë ka qenë shitja e pasurive", thotë Vladi. Ai shton se "ligji i mëparshëm parashikonte diçka, por procedurat linin shumë për të dëshiruar dhe ne nuk mund ta realizojmë pasurinë, pasi ka një specifikë shumë të madhe nga pasuri të çfarëdoshme në pronësi të shtetit apo të privatit". Në propozimet që kanë dërguar për amendimin e ligjit, parashikohet saktësimi i të gjitha procedurave të shitjes së pasurisë së konfiskuar, në mënyrë që të mos ketë vend as për abuzime nga njerëzit që merren me këto punë dhe të mos ketë ndërhyrje të pronarëve të mëparshëm. Sipas Vladit, marrja e pasurisë së sekuestruar e konfiskuar është një biznes për shtetin, ia merr pasurinë kriminelëve dhe i përdor për qëllime të mira në favor të komunitetit.

S.Ç

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›