Thaçi telegram ngushëllimi familjes Foniqi
Prishtinë-Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Foniqi nga fshati Karaçevë e Poshtme, komuna e Dardanës, me rastin e vdekjes tragjike të birit Erion Foniqi. “E nderuara familje Foniqi,Me dhembje dhe pikëllim të madh, morëm lajmin tragjik për vdekjen e birit tuaj, nxënësit Erion Foniqi. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, pranoni ngushëllimet më të sinqerta”-thuhet në telegramin e ngushëllimit.