Thaçi: Beogradi po e kupton se Kosova është shtet
Prishtinë-Edhe Beogradi është duke e kuptuar se Kosova është shtet, deklaroi sot kryeministri Hashim Thaçi. "Ne po shtrijmë autoritetin si institucione të Republikës së Kosovës në gjithë territorin e vendit. Dhe ky veprim i ushtrimit të autoritetit edhe në veri është duke shkuar hap pas hapi. Me rëndësi është që, përfundimisht edhe Beogradi është duke e kuptuar se Kosova është shtet dhe se funksionon si i tillë", tha kryeministri.
Thaçi iu përgjigj interesimit të medias lidhur me njoftimet se Policia e Kosovës ka ndaluar sot zëvendësministrin e Ministrisë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Bojan Angjelkoviç, që të kalojë urën kryesore mbi lumin Ibër në qytetin verior të Mitrovicës, pa lejen e institucioneve kosovare.
Kjo është hera e tretë kur zyrtarët e Serbisë ndalohen për të vizituar lokalitete kosovare për shkak të mosrespektimit të procedurave të parashikuara në ligjet e Republikës së Kosovës. Rasti i parë ndodhi muajin e kaluar me ministrin serb për Kosovën, Goran Bogdanoviç, ndërsa në fillim të kësaj jave shtatë deputetëve të parlamentit serb u ndalën në kufi.