E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyseni do të përfaqësojë Kosovën në KS të OKB-së

Prishtinë - Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 23 mars, Kosova do ta përfaqësohet nga ministri i Jashtëm, Skender Hyseni, deklaroi kryeministri kosovar Hashim Thaçi gjatë një mbledhjeje të qeverisë. "Kosova do të prezantohet vetë në Këshillin e Sigurimit nga ministri i Jashtëm. Atje do të prezantohet progresi i arritur në Kosovë, sukseset, sfidat dhe ballafaqimet, që dua të besoj se do t’i tejkalojmë suksesshëm bashkërisht me mbështetjen ndërkombëtare”, tha Thaçi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›