Krasniqi: Në Kosovës, vetëm me lejen e qeverisë
Prishtinë- Zëdhënësi i qeverisë së Republikës së Kosovës Memli Krasniqi ka deklaruar të enjten se në Kosovë mund të hynë qytetarët e shteteve tjera, por atyre zyrtarëve të cilët paraprakisht nuk do marrin pëlqimin e institucioneve të Kosovës, nuk do tu lejohet hyrja.
"Qytetarët e shteteve tjera në Kosovë mund të hynë pa asnjë problem dhe procedura shtesë, mirëpo, ata të cilët në Kosovë do të duan të vijnë në cilësinë e zyrtarëve të shteteve tjera duhet t’i përmbahen procedurës dhe paraprakisht për vizitë të kërkojnë pajtimin e institucioneve të Kosovës", ka thënë Krasniqi për agjencinë e lajmeve Beta.
Krasniqi ka theksuar se procedura për hyrje në Kosovë ka vlerë edhe në rastin e Angjellkoviqit dhe se “gjithmonë do të veprohet kështu ndaj të gjithë zyrtarëve të qeverisë së Serbisë, por edhe atyre të shteteve tjera". telegrafi