AI i kërkon Irakut tu jap fund ekzekutimeve
Bagdat - Ndërkohë që rreth 130 të burgosur mund të ekzekutohen së afërmi, Amnesty International ka kërkuar nga autoritetet irakiane që ti japin fund dënimeve me vdekje. Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, me bazë në Londër i kërkon në një komunikatë Ministrisë së Drejtësisë të ndërhyjë, duke u shprehur se ekzekutimet e ardhshme mund të kryhen javën e ardhshme. Sipas saj, presidenti dhe dy zëvendësit e tij kanë miratuar 128 dënime me vdekje. "Autoritetet mendohet t'i kryejnë ekzekutimet në grupe me nga 20 në javë". Ajo shkruan se rivendosja e dënimit me vdekje në vitin 2004, pas një pezullimi për një vit, nuk ka arritur të pengojë aktet e përgjakshme të dhunës."Realiteti tregoi se dhuna vazhdoi në nivele shumë më të mëdha dhe se dënimi me vdekje rezultoi të mos ketë efekt", bëri të ditur drejtori i departamentit për Lindjen e Mesme, Malcolm Smart. Smart bën të ditur se emrat e të dënuarve nuk janë publikuar dhe se procesi mund të mos jetë i drejtë.
Pas pushtimit amerikan të vitit 2003, dënimi me vdekje u pezulluar për një vit. Në vitin 2008, të paktën 285 persona janë dënuar me vdekje dhe 34 janë ekzekutuar, kundrejt të paktën 199 dënimeve dhe 33 ekzekutimeve në vitin 2007, sipas "Amnesty"-së, që shprehet se nuk ekzistojnë statistika zyrtare për numrin e të dënuarve me vdekje dhe se shifrat mund të jenë më të larta.