Ahmedinexhat kritikon sanksionet
Teheran - Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad i vlerësoi si "foshnjarake" sanksionet ndërkombëtare të vendosura vendit të tij për shkak të programit të tij të shumëpërfolur bërthamor, një ditë pas zgjatjes me një vit nga Uashingtoni të një embargoje për naftën kundër Iranit. "Nëse ju fuqitë e mëdha nuk do t'ia kishit penguar rrugën, Irani nuk do të ishte bërë një fuqi bërthamore dhe nuk do të kishte një prani në hapësirë", deklaroi ai i cituar nga agjencia zyrtare IRNA. Presidenti iranian i referohej satelitit të parë iranian, të quajtur Omid ("Shpresa"), i lëshuar më 2 shkurt në orbitë me ndihmën e raketës Safir-2. "Ata besonin se ky kërcënim dhe këto masa foshnjore mund ta pengonin rrugën shkencore drejt perfeksionit të një kombi të madh", shtoi Ahmadinexhad, duke përuruar një rafineri gazi.