Aksioni ekonomik i ekipit Obama po fillon të ndihet
Uashington - - Veprimi i administratës së Barak Obamës po fillon të ndihet në ekonominë e Shteteve të Bashkuara, theksoi sot Laërence Summers, këshilltar ekonomik i presidentit amerikan.
"Që kur veprimi i qeverisë filloi të marrë formë, shpenzimet e familjeve për konsum, që kishin rënë gjatë festave të fundvitit, duket se janë stabilizuar, mësohet nga një numër treguesish, gjë që është inkurajuese", deklaroi Summers gjatë një fjalimi në Uashington.
Shpenzimet e familjeve për konsum janë kryesore për ekonominë e Shteteve të Bashkuara, sepse ato sigurojnë në kohë normale më tepër se dy të tretat e rritjes së prodhimit të brendshëm bruto. Shitjet me pakicë në vend kanë rënë me 0,1 për qind në shkurt, ose shumë më pak nga sa ishte parashikuar, pasi ishin rritur me 1,8 për qind në janar, vazhdojnë të dhënat zyrtare të publikuara dje. Presidenti Obama e mori zyrtarisht detyrën më 20 janar.
Sipas shifrave paraprake të publikuara sot, treguesi i besimit të konsumatorëve amerikanë, i matur nga Universiteti i Miçiganit, është rritur në mars me 56,6 pikë, kundrejt 56,2 në shkurt.