SHBA sugjerime për Kinën
Uashington - Shtëpia e Bardhë u përpoq të garantonte Kinën për sigurinë e aksioneve të saj në qeverinë amerikane duke deklaruar se nuk kishte vend më të mirë në botë për investime sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Kryeministri kinez deklaroi më herët sot se Pekini priste rezultate konkrete nga plani i Obamës për rimëkëmbjen e ekonomisë, por shprehu shqetësimin se deficiti i madh i SHBA-së dhe normat pothuajse zero të interesit do të shkatërronin vlerën e obligacioneve të mëdha kineze."Nuk ka investime më të sigurta në botë sesa në Shtetet e Bashkuara", deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs gjatë një konference të përditshme shtypi.