E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, merren peng pesë persona

Moskë - Një person i armatosur me një armë zjarri dhe një granadë dore mori peng pesë persona në një agjenci bankare të qytetit Leninsk-Kuzniecki, në Siberinë Perëndimore. Lajmin e ka bërë të ditur agjencia Ria Novosti, sipas së cilës pesë punonjës ndodheshin në ndërtesën e sulmuar të bankës. "Guvernatori mori vendim të zhvillonte vetë bisedimet dhe tani ndodhet rrugës drejt Leninsk-Kuznieckit", citon agjencia një burim zyrtar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›