E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistani përfiton 140 milionë USD për refugjatët afganë

Gjenevë - Qytetet pakistaneze që kanë pritur refugjatët afganë do të përfitojnë një fond ndihme prej 140 milionë dollarë, që të mund të përballojnë situatën dhe t'i lejojnë të zhvendosurit të qëndrojnë aty për rreth katër vjet të tjerë, deklaroi sot një agjenci e Kombeve të Bashkuara. Shtimi i dhunës përgjatë kufirit të Pakistanit me Afganistanin po ndikon në shtyrjen e përpjekjeve për riatdhesimin e rreth 2 milionë afganëve, që sjell përpjekjet për një marrëveshje të mundshme të deklaruar nga UNHCR-ja. Në këmbim të qëndrimit të refugjatëve deri në fund të vitit 2012, komunitetet në Baluçistan dhe në Provincën Kufitare të Veriperëndimit do të përfitojnë në fushën e infrastrukturës, arsimit, bujqësisë dhe shërbimit shëndetësor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›