E Shtunë, 31 Tetor 2026

Darling: Kundërshtimet, pjesë e demokracisë

Londër - Në takimet dhe samitet ndërkombëtare do të ketë gjithmonë opinione të ndryshme, por në takimin e kësaj jave të G 20-s shtetet ndodhen në terma të njëjta, që nënkupton se duhet të veprohet për kapërcimin e krizës ekonomike, deklaroi ministri britanik i Financave, Alistair Darling. I pyetur për opozitën franceze dhe gjermane ndaj thirrjeve të SHBA-së për më tepër stimulim fiskal për të kapërcyer krizën ekonomike globale, Darling deklaroi se "kur ndodhen rreth 20 persona të ulur në të njëjtën tryezë, do të ketë patjetër opinione të ndryshme në lidhje me çështjet që diskutohen". "Mendoj se shtetet ndodhen në të njëjtat pozita. Nëse flasim për plane fiskale stimuluese, SHBA-ja ka ndërmarrë hapa të tilla, Britania e Madhe po ashtu, sikurse Franca dhe Gjermania", deklaroi ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›