E Shtunë, 31 Tetor 2026

AI kërkon hetime në Kroaci

Nga Express më 19 janar 2011 në ora 13:30

Amnesty International (AI) i bëri thirrje autoriteteve kroate të hapin një hetim për zërat që akuzojnë politikanin e njohur lokal, Vladimir Sheks, në një çështje për krime lufte gjatë konfliktit serbo-kroat (1991-95).

"Zërat që ekzistojnë për Vladimir Sheksin do të bëhen objekt i një hetimi", deklaroi zyrtari i kësaj OJQ-je për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Nicola Duckworth.

Sheks, i cili është aktualisht zëvendëspresident i Parlamentit kroat dhe zyrtar i lartë i partisë në pushtet në Kroaci, Bashkimi Demokrat Kroat (HDZ), ishte personalitet politik i Kroacisë në fillim të luftës.

"Ai nuk duhet të abuzonte me pushtetin duke qenë një politikan me ndikim për bllokimin e një procesi në drejtësi", shtoi Duckworth.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›