Presidenti kinez Hu Xhintao vizite ne SHBA

Presidenti kinez Hu Xhintao diskuton sot kokë më kokë me homologun e tij amerikan, Barak Obama. Hu arriti të martën në Shtetet e Bashkuara, në atë që cilësohet si vizita më e rëndësishme e një udhëheqësi kinez në 30 vitet e fundit. Obama do të kërkojë nga homologu i tij kinez që Pekini të lejojë forcimin e jenit, monedhës kineze.
Hu ka deklaruar më herët se jeni nuk është zhvlerësuar qëllimisht, por është në vlerat e veta reale. SHBA-të besojnë se dobësia e jenit i jep përparësi prodhimeve kineze në raport me ato amerikane. Bizneset amerikane dhe kineze deri tani kanë nënshkruar kontrata në vlerë më të madhe se 8 miliardë dollarë. Presidenti Kinez mori pjesë një darkë private me presidentin amerikan Barak Obama në Shtëpinë e Bardhë. Në këtë darkë morën pjesë edhe Sekretaria e shtetit Hillary Clinton dhe Këshilltari për sigurimin kombëtar Tom Donilon së bashku me homologët e tyre kinezë. Mbas Uashingtonit, presidenti kinez do të vizitojë qendrën veriore amerikane të biznesit, Çikagon, qyteti e tretë më të madh në Amerikë, përpara se të kthehet në Pekin.
Delina Bitraku