Britani per here te pare trashegimtari fronit nje femer

Në Britani, parlamenti sfidon ligjin 300- vjeçar të trashegimisë së fronit, të njohur ndryshe si Akti i Marrëveshjes 1701. Ky ligj, i vlerësuar si diskriminues, pengon fëmijët e seksit femër të trashëgojnë drejtimin e mbretërisë apo lidhjen në martesë me një partner katolik. Ligjvënësi laburist Keith Vaz, duke shfrytëzuar një procedurë të veçantë, i kërkoi parlamentit të ndryshojë ligjin në mënyrë që të mos ketë dallime mes sekseve kur bëhet fjalë për trashëgimtarin e fronit.
Vaz solli në vëmendje të kolegëve se në Suedi, Hollandë, Norvegji, Belgjikë e Danimarkë dominimi mashkullor është eleminuar. Deputeti laburist kërkoi mbështetjen edhe të qeverisë për amendimin e ligjit në fjalë. Ish- qeveria laburiste kishte premtuar ndryshim të ligjit antik, por bëri shumë pak progres pasi u rrëzua në zgjedhjet e përgjithshme. Ndërkaq entuziazmi i koalicionit të ri qeveritar në lidhje me çështjen ka qenë i pakët duke qenë se nevojitet aprovimi i 15 vendeve të pavaruara të Komunuelthit të cilat njohin tashmë mbretëreshën Elisabetë si sovranen e tyre.
Propozimi për ligjin e trashegimisë vjen pak muaj para lidhjes në martesë të Pricit Williams me Kate Middleton, e përcaktuar për t’u zhvilluar në 29 Prill. Princi Williams, fëmija i parë i princit Charles dhe të ndjerës princeshë Diana, është i dyti në rradhë për trashegimin e fronit, që aktualisht mbahet nga gjyshja e tij, mbretëresha Elisabetë.
Elona Mamushi