AI kërkon nga EULEX të sqarohet fati i të zhdukurve në Kosovë
Organizata e njohur ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Amensty International (AI), ka kërkuar të hënën nga misioni EULEX në Kosovë që të sqarohet fati i më shumë se tre mijë personave të rrëmbyer e të zhdukur si dhe që kriminelët që kanë kryer ato vepra të sillen para drejtësisë.
"Apelojmë që sa më shpejt të ndërmerren masat që të zgjidhen çështjet e krimeve të luftës dhe shkeljes së të drejtave njerëzore. Dhjetë vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, misioni që udhëhiqet nga BE duhet të sigurojë që farefisit të më shumë se tre mijë të zhdukurve t’u kumtohet e vërteta për të afërmit e tyre”, citohet të ketë thënë drejtori i programit të AI për Evropë, Nicola Duckworth. /rtk/telegrafi/