Aksidenton 60-vjeçaren, largohet autori
Elbasan- Një person ende i paidentifikuar ka aksidentuar një kalimtare në Elbasan dhe është larguar pa gjurmë nga vendi i ngjarjes. Sipas burimeve të policisë, e aksidentuara është 60-vjeçarja, Sherife Sadiku, që mendohet se banon në Elbasan, por ende nuk ka të dhëna të sakta rreth saj.
Gruaja është gjetur e gjaklosur përtokë nga kalimtarë të rastit, të cilat pasi kanë njoftuar policinë e kanë transportuar në spitalin e qytetit. Sipas mjekëve, gruaja ndodhet në gjendje shumë kritike për jetën, për shkak të goditjeve të shumta që ka marrë.
Ndërkohë, policia e mbërritur në vendin e ngjarjes, tek ‘rruga e re e trenit’, ka nisur hetimet, por deklaron se deri tani nuk ka asnjë të dhënë për drejtuesin e mjetit dhe llojin e makinës.