Gjirokastër, arrestohen katër trafikantët e droges
Gjirokastër- Policia e Gjirokastrës ka ndaluar katër fierakët, autorë të trafikut të 101 kilogramë lënde narkotike mariuanë. Pas shumë kontrollesh të bëra në vijën e kufirit dhe në akset rrugore në zonën Jorgucat, Kakavije, Vrisera, Koshovic u bë e mundur kapja dhe shoqërimi i shtetasve: Klevin Tomorri, 24-vjeç nga Fieri, Andi Nazeraj, 18- vjeç nga Fieri, Ervin Saliaj, 24-vjeç nga Fieri dhe Shkëlzen Lamçe 24-vjeç po nga Fier.
Në këtë aktivitet këta shtetas ishin rekrutuar nga shtetasi Ervin Hoxha 26 vjeç nga Fieri, i cili është organizatori kryesor i trafikut të kësaj lënde narkotike, ku gjatë orëve të para të mëngjesit ka braktisur mjetin së bashku me lëndën narkotike, pas ndjekjes nga policia.
Kapen 101 kg marijuanë në Gjirokastër, “arratiset” autoriOra 11.34Gjirokastër- Policia kufitare e Gjirokastrës ka mundur të sekuestrojë një sasi prej 101 kilogramësh lëndë narkotike të llojit marijuanë, e destinuar për t’u trafikuar në shtetin grek. Burime zyrtarë të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare kanë bërë të ditur se shërbimet e Stacionit të Policisë Kakavije gjatë kryerjes së shërbimit, në vendin e quajtur Kthesa e Çecemitnë aksin rrugor Vrisera –Llongo, në afërsi të fshatit Llongo të rrethit Gjirokastër, ka konstatuarnjë automjet i cili lëvistë me ngadalë në drejtimtë kufirit.
“Menjëherë njësiti i policisë kufitare është afruar në distancë, por personi që drejtonte automjetin kur pa forcat e policisë ka devijuar rrugën duke u futur anës lumit në disa rrepishte. Aty ka braktisur mjetin dhe duke përfituar nga errësira dhe mjegulla që kishte anës lumit është larguar me shpejtësi”- thotë zëdhënësi i policisë, Gentian Mullai.
Sipas tij, njësiti ka njoftuar menjëherë forcat e tjera të Stacionit të Policisë Kakavije dhe të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, të cilat kanë bërë rrethimin e zonës dhe po punojnë për kapjen e këtij shtetasi. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe nga kqyrja e vendit të ngjarjes ka konstatuar në mes të rrepishteve në anën e lumit, një automjet veturë tip Nisan Micra me targa TR 8710 L, të mbyllur ku brenda saj dalloheshin disa pako të mëdha të mbështjella me letër natriban, ku dyshohej se kishte lëndë narkotike.
Mësohet se nga kontolli që iu bë mjetit në brendësi të tij u konstatuan 4 çanta të mëdha shpine të mbushura mepako në formë cilindrike të mbështjella me letër natriban ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshuar si mariuanë, ku secila pako varionte nga 5.5 kilogramë deri në 6 kilogramë.
Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se tashmë autori i këtij trafiku është identifikuar dhe shpallur në kërkim, por për arsye hetimi emri i tij nuk bëhet publik.