E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria 10 milione dollare per 270 ish te perndjekur

Berisha hap thesin ne garen per te fituar terren politik

Qeveria ne mbledhjen e saj te djeshme e ka vendosur theksin tek ish te perndjekurit nisur nga fjala e Kryeministrit Berisha per te rritur rrethin e atyre qe do demshperblehen dhe vendimi per te akorduar nje fond prej 10 milione dollaresh ne kuader te ketij procesi. Keshilli i Ministrave mori dje vendimin per ti hapur rruge demshperblimit permes lekeve dhe letrave me vlere per 204 persona te cilet kane vuajtur ne burgjet komuniste dhe po keshtu familjet e 62 te pushkatuarve nga ky regjim. Ne kete menyre qeveria rinisi dje procesin e munguar prej kohesh te demshperblimit financiar. Ne vendimin e qeverise theksohet se nje shume prej 676 933 780 lekesh do te jepet per personat qe kane vuajtur denimin me burg dhe po keshtu 266 118 074 leke per familjet e 62 te pushkatuarve nga regjimi. Nga ana tjeter kreu i qeverise Berisha ne mbledhjen e djeshme i kerkoi ministrit te Drejtesise te zgjeroje kategorine e te perndjekurve politike me te gjithe ata persona qe per arsye politike u izoluan ne spitale psikiatrike.

E verteta e padiskutueshme dhe e dokumentuar qartesisht tha Kryeministri eshte se spitalet psikiatrike te Elbasanit dhe Vlores u perdoren njekohesisht si burgje per kundershtaret politike dhe u ndryne me qindra qytetare vetem se ata shprehen pikepamjet e tyre kunder regjimit deklaroi Berisha duke theksuar se evidentimi i ketyre personave eshte nje detyrim per Shqiperine ne 100-vjetorin e Pavaresise. Keto qendrime te Berishes dhe qeverise nuk jane te rastesishme dhe vijne si rezultat i rritjes se presionit per demshperblim nga ana e te perndjekurve dhe po keshtu nga partite e tjera te cilat po dalin ne skenen politike dhe qe synojne ta mbeshtesin kete kategori shqiptaresh. Frika e PD-se per humbjen e besimit te te perndjekurve po sjell edhe marrjen e nje sere nismash emergjente nga ana e qeverise per demshperblim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›