E Diel, 1 Nëntor 2026

AK: Berisha të reagonte për ligjin malazez kundër flamurit

“Aleanca KuqeZi i bën thirrje kryeministrit të shqiptarëve që nuk janë 2,8 milion sikundër rezultuan në “Censusin” jo më me baza etnike dhe fetare por me baza greke dhe sllave, se fryma patriotike që Aleanca KuqeZi ka forcuar tek qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës nuk është e formës së nacionalizmit që t’i përpiqesh ta klasifikosh duke hedhur epitete nga me të ndryshmet nga faqezinjtë deri tek nacionalistë që lëshojnë klithma për një të shkruar që nuk e do më askush”, tha drejtori Ekzekutiv te AK, Redi Ramaj.

Kjo Aleancë i kërkoi kryeministrit që në vizitën në Podgoricë, duhet të kishte planifikuar edhe një agjendë për të trajtuar ligjin e Parlamentit malazez që gjobit qytetarët që përdorin flamurin shqiptar. “Aleanca KuqeZi i rikujton kryeministrit të Shqipërisë dhe jo të shqiptarëve se parimi i “vetëvendosjes” është një parim ndërkombëtar të cilin nuk e ndalon dot asnjë kryeministër që është në pushtet. Bashkimi I trojeve shqiptare nuk do të behët, sikundër nuk është bërë nga asnjë kryeministër i Shqipërisë, por atë do ta bëjnë vetë shqiptarët të cilët do të vendosin realizimin e ëndrrës shekullore tashme”, vijoi ai. /Start/

                                                                                             2012-01-26 11:14
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›