Hagë, vendimi për emrin e Maqedonisë, më 5 dhjetor
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë më 5 dhjetor do të publikojë vendimin lidhur me padinë e ngritur nga Shkupi zyrtar kundër Athinës për shkeljen e Marrëveshjes së Përkohshme Dypalëshe të vitit 1995, ku u bllokua pranimi i Maqedonisë në NATO në Samitin e NATO-s të vitit 2008 në Bukuresht.
Agjencia e lajmeve ANSA bënë të ditur se sipas procedurës së parashikuar, Gjykata dy javë para shpalljes së vendimit do të informojë të dyja palët. Maqedonia kërkon që Greqia të respektojë detyrimet e saj të parashikuara me Marrëveshjen e Përkohshme dhe të mos e bllokojë anëtarësimin e vendit në organizatat ndërkombëtare.
Sipas drejtësisë ndërkombëtare, vendimet që miratohen nga Gjykata në Hagë janë përfundimtare dhe detyruese, ndërsa për zbatimin dhe respektimin e tyre kompetent është Këshilli i Sigurimit i OKB-së.