Samuel Zhbogar, shef i ri i BE-së në Kosovë
BE shumë shpejtë do të emëroj një përfaqësues të tij për Kosovën. Mediat kosovare raportojnë se ministri aktual i Jashtëm i Sllovenisë, Samuel Zhbogar, është kandidati kryesor për të marrë postin e shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë.
Sipas gazetës Koha Ditore, burimet diplomatike në BE i kanë konfirmuar Zhbogar është një nga diplomatët me karrierë të shkëlqyer në Sllovenisë. Ai njihet si një nga bashkëhartuesitë e projektit për formimin dhe selektimin e diplomacisë së jashtme sllovene.
Karrierën e tij e nis si ambasador në Kinë, më pas në SHBA, ndërsa më pas kalon nëpër instancat e larta diplomatike në OKB dhe organizata tjera si reprezentues i Sllovenisë.