Marin Haxhimihali: Trashëgiminë mund ta mbrojë pushteti dhe policia
Trashëgimia mbrohet në terren dhe jo nëpër zyra". Kështu mendon Marin Haxhimihali, drejtor i Parkut Arkeologjik të Apolonisë. Sipas tij ka ardhur koha që Ministria e Kulturës të ketë një strategji kombëtare për mbrojtjen e trashëgimisë, që të bashkëpunojë me forcat e rendit dhe të sigurohet në zbatimin e rregullave që janë shkruar nëpër letra. E megjithatë ai shprehet se nuk mund të mbrohet 100%. Në një intervistë për gazetën ai jep këndvështrimin e vet se si mund të mbrohet më mirë pasuria kombëtare, një pasuri që ndonëse është e përbashkët dhe ka vlera të jashtëzakonshme për të gjithë, pak shihet si e tillë.
Si mund të mbrohet trashëgimia nga vjedhja?
Puna e vjedhjeve të objekteve të trashëgimisë kulturore i kalon kufijtë e punonjësve të institucioneve të kulturës. Çfarëdo që të bëjnë ata, me ndihmën e teknologjisë ku ajo ekziston (në ato pak vende). Edhe nëse disa sajte janë më të mbrojtura, ka disa monumente të tjera që janë të vendosura në fshatra të largët, ku është i pamundur kujdesi i përditshëm. Sido që të jetë, monumentet nuk mund të mbrohen 100% nga askush.
Atëherë, ç'mund të bëhet?
Mendoj se duhet pasur më shumë bashkëpunim mes drejtuesve të institucioneve kulturore dhe organeve të rendit. Të dyja palët duhet ta kenë të qartë se është pasuria kombëtare ajo që po zhduket dhe ka vlera të jashtëzakonshme. Bashkëpunimi me forcat e rendit duhet të jetë në nivel lokal dhe kombëtar, e në këtë kuadër ne jemi mbrapa, duhet të punojmë më tepër. Ky bashkëpunim do të ishte ideal dhe me rezultat.
Po sa u takon kishave të "fshehura" në zona të largëta?
Duhet rimëkëmbur sistemi i kujdestarëve patjetër, edhe pse mbetet e qartë se as ata nuk mund ta mbrojnë 100%. Edhe këta pastaj duhet të kenë bashkëpunim me pushtetin lokal dhe me forcat e rendit. Pastaj krerët e komunave duhet të sensibilizojnë zonat që këto kisha dhe ikonat e tyre të shihen si pasuri e përbashkët e të gjithëve, në mënyrë që banorët e zonës të kujdesen për të si për një pasuri të tyren. Një punë e mirë për t'u bërë do të ishte krijimi i një databaze për të gjitha objektet e trashëgimisë dhe dërgimi i kësaj databaze në organet e rendit. Me informacion të bollshëm ato mund të bëjnë një punë më të mirë.
E keni fjalën për regjistrimet e Qendrës Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore?
Jo, sepse ajo qendër ka vetëm le të themi funksion regjistrues, kush të dojë i regjistron dhe kaq. Flas për inventar që duhet të ketë çdo institucion që ka objekte të trashëgimisë. Të gjitha këto inventarë duhen futur në një databaze, e cila iu shërben pastaj forcave të rendit, por jo vetëm atyre.
A mendoni se më mirë se sa kujdestarët, monumentet mbrohen nga rojet?
Vitet e fundit është folur për mbrojtjen që mund të ofrojnë kompanitë e ndryshme që ofrojnë ruajtjen e objekteve. Mendoj se për vlerat kombëtare është shteti ai që duhet të japë kontribut.
Apollon Baçe ka kërkuar që Kisha Ortodokse të marrë në mbrojtje kishat dhe ikonat që ato kanë. Si mendoni ju?
Idetë për mbrojtje jam i prirur ti shoh në mënyrë pozitive. Por monumentet nuk duhet të ndahen në pjesë, ndonëse propozimet janë të mirëpritura. Mendoj se sensibilizimi vlen shumë, sepse edhe vetë banorët do të ishin më të prirur ti ruanin nëse do ti shihnin si pasuri të tyre. Indiferentizmi i tyre i ndihmon grabitësit.
Po Ministria e Kulturës ç'duhet të bëjë sipas jush?
Duhet të ketë një strategji kombëtare që të zbatohet në terren. Ka një ligj për trashëgiminë, ka edhe rregulla të shkruara në letër, por zbatimi është pjesa ku çalon. Puna nuk bëhet nëpër zyra e me kollare, ajo vihet në jetë në terren. Si njohës i mirë i punës në terren, sepse kam shumë vite që punoj në Apoloni, e shoh se terreni është pjesa ku çalon. Ne jemi përballuar me të gjitha llojet e vjedhjes së objekteve të trashëgimisë dhe e dimë se si bëhet. Deri diku rregullat e shkruara në letra kanë vlejtur, por mbetet ende shumë për të bërë.
(GSH/BalkanWeb)