Negociatat Kosovë-Serbi vijojnë në fundjavë
PRISHTINE - Mediat e Beogradit bëjnë të ditur se ekziston mundësia që negociatat mes Serbisë dhe Kosovës të vazhdojnë gjatë fundjavës në Bruksel.
Mediat serbe citojnë burime diplomatike në Bruksel, sipas të cilave palët po përgatiten për t’u takuar sërish në fundjavë.
Shefi i ekipit negociator serb, Borislav Stefanoviç deklaroi të enjten se në Bruksel ka pasur përafrim të qëndrimeve për pikëkalimet kufitare dhe përfaqësimin rajonal të Kosovës, por nuk u arrit asnjë rezultat përfundimtar.
Stefanoviç theksoi se ka një përparim për certifikatat për kalimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por sipas tij problem për bisedimet për pikëkalimet kufitare dhe përfaqësimin rajonal është “pala e Prishtinës që insiston në simbolet shtetërore”.
Sipas Stefanoviç, Beogradi është i gatshëm për vijimin e dialogut.
(er.nu/BalkanWeb)