E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dialogu Prishtinë-Beograd, diskutim ditën e hënë

Dialogu Beograd-Prishtinë do të sillet sërish në qëndër të vëmëndjes, ndërsa do të diskutohet nga krerët e diplomacive të BE-së ditën e hënë.

Ky lajm është konfirmuar nga një diplomat gjatë një konference në Bruksel. Ai  ka cituar se  ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare të BE-së, do të përmbledhin shkurtimisht vërejtjet në lidhje me situatën në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë në Kosovë e Serbi dhe dialogun e ndërmjetësuar nga BE.

Ndërkaq, ndërmjetësi Robert Cooper, javën e ardhshme do të jetë në Prishtinë dhe në Beograd, për të parë rezultatet në lidhje me përfaqësimin rajonal të Kosovës dhe zbatimin e marrëveshjeve të tjera.

Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, në fund të shkurtit, në prag të takimit të Këshillit të Ministrave, do të raportojë për atë se çfarë është bërë deri  më sot në këtë dialog.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›