Temperaturat nën zero, gjimnazistët fierakë kërkojnë ngrohje
Gjimnazistët fierakë kërkojnë kushte për ngrohje në shkolla. Problemi i mungesës së ngrohjes nëpër klasa dhe temperaturat tejet të ulta kanë bërë që dhjetra gjimnazistë, në pamundësi për të vijuar mësimet në këto kushte të vështira, të dalin prej klasave në kërkim të një sistemi ngrohjeje. Ata kanë kërkuar zgjidhje si në Bashki ashtu edhe në prefekturën e qarkut Fier.
Kështu, nxënës të shkollës së mesme Janaq Kilica, kanë deklaruar se kjo situatë është e përditshme. Edhe drejtoresha e kësaj shkolle, Alketa Lugaj pohon se sistemi i ngrohjes në gjimanazin e qytetit mungon plotësisht dhe për shkak të uljes së temperaturave. Ndërkohë, drejtoresha e Qendrës Ekonomike në Bashki, Mimoza Moci, ka deklaruar se ka hartuar një projekt për pajisjen me kaldaj të shkollave por duke qenë se janë shumë shkolla, duhet patjeter edhe një fond tepër i lartë.
Në fakt problemin e ngrohjes, Bashkia e ka zgjidhur këtë vit për të gjithë çerdhet, kopshtet dhe shkollat fillore, të cilat i furnizon me dru zjarri. Problem mbeten shkollat 9- vjeçare dhe të mesme. Për këto, ne kemi bërë një projekt prej dy vjetësh dhe kemi qenë në pritje të fondeve pasi ende nuk kemi një shifër konkrete për fondin që duhet. Nga projektuesit na është kërkuar një terren i përshatshëm ekonomik dhe këto fonde, Bashkia nuk mundet ti përballojë. Jemi në pritje të donatorëve. Ndërkohë me kaldajë deri tani janë pajisur dy shkollat e reja të ndërtuara, si shkolla Kristaq Shtëmbari dhe godina e re që sapo përfundoi e Janaq Kilicës.