AK: PS iu nënshtrua Berishës

Sekretari Politik,Eduard Kaca, u shpreh se ky vit shënon një bilanc tragjik të nënshtrimit të PS e cila i ka dhënë konsensus Berishës në 100% të projektligjeve të paraqitura nga qeveria.
“Është tragjedi kombëtare që opozita e këtij vendi shitet dhe blihet në tavolinat e kafeneve të Tiranës nga pazaret e Sali Berishës, i cili për të mbajtur pushtetin me çdo kusht është i gatshëm të ndjekë modelin grek të qeverisjes të PASOK me Demokracinë e Re. Aleanca KuqeZi nuk është kundër heqjes së imunitetit të zyrtarëve por ne kundërshtojmë që kjo kërkesë modeste e Bashkimit Evropian të kthehet në Ligjin Omerta, të mafies nëpërmjet të cilës sigurohet heshtja dypalëshe për krimet e njëra tjetrës”, theksoi ai.
Aleanca KuqeZi deklaron se në këtë 100 vjetor, populli shqiptar do t’i japë kësaj klase politike përgjigjen e merituar, duke i premtuar publikut se do hap dosjet kriminale të dy palëve. “E vetmja rrugë që vendos kombin shqiptar parësor, kryesor dhe prioritar është Aleanca KuqeZi dhe për këtë tashmë shqiptarët janë të bindur. Koha e pazareve të turpshme për interesa personale në kurriz të shqiptarëve ka kapitulluar. Ne do të dalim në ballë të betejës morale, krahë për krah me shqiptarët duke konsideruar si shpëtimin e vetëm dhe çlirimin nga kthetrat e politikanëve pengmarrës, burracakë, mafiozë e bixhozxhinj ardhjen e Aleancës KuqeZi me një qeverisje kuqezi 9 muajsh”, vijoi ai. /S.Ll/Start/
2012-09-06 14:55