Reeker: Javët kritike për Shqipërinë
Në konferencën për shtyp me kryeministrin Sali Berisha, zyrtari lartë amerikan, tha se Uashingtoni do të ndjekë nga afër procesin e zgjedhjeve vitin e ardhshëm.
“Uashingtoni do ta ndjekë vitin që vjen nga shumë afër. Presim të shohim përparim të vazhduar me reformat, si dhe respektim të pavarësisë së institucioneve demokratike; veçanërisht javët që vijnë do të jenë kritike. Janë kritike për të demonstruar përparimin lidhur me reformat dhe një seriozitet qëllimi që kapërcen politikën dhe pasqyron interesat dhe dëshirat më të mira të popullit shqiptar. E falënderoj përsëri Kryeministrin për bujarinë e tij me kohën sot dhe shpreh përsëri gëzimin dhe mirënjohjen për këtë mundësi vizite në Republikën e Shqipërisë”, theksoi ai.
Ai tha më tej, se kishte diskutuar me kryeministrin e Shqipërisë për perspektivën evropiane të vendit, si dhe zhvillimet në rajon. “Shtetet e Bashkuara vlerësojnë kontributet e qëndrueshme të qeverisë për sigurinë rajonale dh endërkombëtare, përfshirë kontributet për misionin ISAF dhe vendosjen e stabilitetit në Afganistan. Uashingtoni mbetet i përkushtuar ndaj demokratizimit të vazhduar të rajonit si dhe integrimit të tij euro-atlantik”, tha më tej ai.
Nga ana e tij, kryeministri Berisha tha se ishte një rast i veçantë për t’i shprehur sekretares Clinton mirënjohjen e Shqipërisë për mbështetjen e madhe. “Unë e njoha zotin Reeker me të gjitha reformat e ndërmarra, me problematikën që ne përballemi dhe që ekziston, me vendosmërinë e qeverisë për të merituar statusin e vendit kandidat dhe me vendosmërinë e qeverisë për të bërë çdo gjë për zgjedhje të lira e të ndershme, si dhe ftesën time ndaj qeverisë dhe institucioneve të Shteteve te Bashkuara, për një prani sa më të gjerë të tyre në zgjedhjet e ardhshme”, tha Berisha.
Gjithashtu, ai u shpreh se një çështje diskutimi me rëndësi ishte edhe pavarësia e institucioneve. “Një çështje e veçantë e diskutimeve me zotin Reeker ishte dhe konsolidimi i pavarësisë së institucioneve të vendit. Unë e garantova atë se mbetemi plotësisht të vendosur të punojmë për pavarësinë dhe funksionimin e tyre dhe, e falënderova për shkallën e shkëlqyer dhe ndihmën shumë të madhe që Shtetet e Bashkuara të Amerikës u japin këtyre institucioneve, për funksionimin e tyre më të mirë”, u shpreh ai.
Gjithashtu, Reeker, zhvilloi edhe një takim me ministrin e Jashtëm, Edmond Panariti, i cili vlerësoi rolin e pazëvendësueshëm të Shteteve të Bashkuara në mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve, si në planin dypalësh ashtu edhe në bashkëpunimin në kuadër të NATO-s dhe organizatave ndërkombëtare.
Nga ana e tij, Zëvendës Ndihmës Sekretari Reeker vlerësoi politikën dhe rolin e Shqipërisë në rajon dhe më gjerë, si dhe, në mënyrë të veçantë, rolin dhe mbështetjen e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit. Ai vlerësoi angazhimin e forcave të armatosura shqiptare në Afganistan dhe Irak. Zëvendës Ndihmës Sekretari Reeker nxiti gjithashtu reformat e ndërmarra në kuadër të integrimit të Shqipërisë në BE dhe theksoi mbështetjen e SHBA-ve për aspiratën evropiane të popullit shqiptar.
/S.Lleshi/Start/
2012-09-06 15:30