Fundoset anija në Turqi, 58 të mbytur

Lajmi bëhet i ditur nga faqja në internet e televizionit shtetëror turk “TRT”, e cila citon guvernatorin e rrethit të Izmirit, Tahsin Kurtbeyoğlu, të ketë thënë se fundosja e anijes ishte pasojë e një përplasjeje dhe se deri më tani janë gjetur kufomat e 58 personave.
Peshkarexha u përplas me shkëmbinj rreth 50 metra pasi doli në det të hapur. Rreth 46 persona njoftohet se kanë shpëtuar, shumë prej të cilëve dolën vetë në breg me not.
Turqia përdorej si transit për këta emigrantë që destinacion përfundimtar kishin Britaninë e Madhe.
Dy persona, të akuzuar për trafikim qeniesh njerëzore kanë përfunduar në pranga./Start/F. P/
2012-09-06 09:53