E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kavajë, aksidentohet për vdekje 26-vjeçarja me fëmijën

Viktima është shtetasja Violeta Metani, 26-vjeç, dhe vajza e saj 1-vjeçe, me të cilën po tentonte të kalonte rrugën.

Viktimat u përplasën nga një automjet tip Benz me targa angleze, me drejtues shtetasin Latif Tola, 40-vjeç, i cili është arrestuar në flagrancë nga forcat e policisë.

Paraprakisht thuhet se ngjarja ka ndodhur për shkak të ndërhyrjes gabimisht në rrugë nga viktima me fëmijën e saj, teksa automjeti po udhëtonte me shpejtësi. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të rëndë. /Start/

                                                                                             2012-09-06 12:40
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›