Nishani- Chountis: Shqipëria meriton statusin

Gjatë bisedës, Presidenti Nishani duke vlerësuar ligjet dhe reformat kryesore të arritura me konsensus, vuri në dukje se në kuadër të plotësimit të 12 prioriteteve janë shënuar hapa shumë të rëndësishëm pozitivë në përmbushjen e detyrimeve dhe realizimin e standardeve të kërkuara.
Presidenti i Republikës e siguroi eurodeputetin Chountis se institucionet dhe shoqëria shqiptare janë të angazhuara maksimalisht për përmbushjen në kohë të prioriteteve kyçe dhe në këtë kuadër, theksoi se strukturat shtetërore dhe shoqëria do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me partnerët ndërkombëtarë, ndihma e të cilëve vazhdon të mbetet shumë e rëndësishme.
Kreu i Shtetit nënvizoi se Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat dhe se ky vlerësim duhet të bazohet në meritë. “Dhënia e statusit do të ndikojë pozitivisht në rritjen e standardeve për zbatimin e ligjit nga ana e institucioneve shqiptare dhe shoqëria shqiptare në tërësi”, ka thënë Topi. Raporteri Chountis u shpreh se ka konstatuar hapa seriozë sa i përket realizimit jo vetëm të kritereve, por edhe standardeve të kërkuara.
Raportuesi i PE-së, Nikolaos Chountis, zhvilloi edhe një takim me ministrin e Jashtëm, Edmond Panariti, ku u diskutua për situatën politike në vend, ecurinë e procesit të plotësimit të 12 Prioriteteve të Komisionit Evropian për Shqipërinë dhe zhvillimet në rajonin tonë.
Ministri Panariti e informoi z. Chountis mbi vizitën e tij në Bruksel, si dhe takimet me Komisionerin për Zgjerimin, Stefan Fyle dhe ato në Parlamentin Evropian. Pasi vlerësoi rolin e Parlamentit Evropian në mbështetje të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, Ministri Panariti vuri në dukje zhvillimet pozitive të kohëve të fundit në drejtim të plotësimit të 12 prioriteteve.
Reporteri i PE-së është pritur në një takim edhe nga kryetari i Grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi, i cili e falënderoi përfaqësuesin e Parlamentit Evropian për vëmendjen e veçantë që ky institucion i Bashkimit Evropian i ka kushtuar Shqipërisë dhe solli në vëmendje mbështetjen e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave dhe tashmë për marrjen e statusit të vendit kandidat.
Duke iu referuar interesimit të Raportuesit Chountis për problematikat që lidhen me zgjedhjen e Presidentit, pavarësinë e institucioneve të drejtësisë, luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve, respektimin e të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve, reformën parlamentare dhe për çështjen e imunitetit, zoti Ruçi bëri një prezantim të qëndrimit të Partisë Socialiste lidhur me këto çështje. /Start/
2012-09-06 15:57