INSTAT: Ulet vdekshmëria foshnjore, problem kequshqyerja
Instituti i Statistikave ka bërë publike mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave mbi ndryshimet demografike: lindshmërinë, vdekshmërinë, migrimin, si dhe shëndetin e nënës dhe fëmijës, planifikimin familjar, ushqyerjen, shëndetin e të rriturve, HIV AIDS dhe sëmundje seksualisht të transmetueshme, barazinë gjinore. Sipas INSTAT ky vrojtim i siguroi të dhënat mbi këto çështje nga intervistimi i grave në moshë riprodhuese (15-49 vjeç) dhe i burrave të po kësaj moshe për një numër më të kufizuar të çështjeve në fokus.
Sipas të njëjtave burime mësohet se vrojtimi bazohet në një kampion përfaqësues propabilitar prej 9.000 familjesh në shkallë kombëtare i cili u përzgjodh mbi 400-450 EA - njësi primare të regjistrimit. Ndërsa për zgjedhjen e kampionit u përdorën listat e familjeve të përditësuara nga vrojtimi i Matjes së Kushteve të Jetesës. Sipas INSTAT rezultatet janë përfaqësuese në nivel kombëtar, fshat e qytet dhe sipas 4 rajoneve gjeo ekonomike, qendror, Tiranë qytet, bregdetar, dhe malor. Shkalla e përgjithshmërisë rezultoi në nivelet e pritura: 91 % e familjeve të përzgjedhura u mundën të kontaktohen dhe intervistave ju përgjigjen 98 % e tyre. Raporti me rezultatet preliminare që po lançohet, ofron vlerësime mbi një varietet treguesish, të cilat tregojnë ndryshimet e rëndësishme që kanë ndodhur në demografinë dhe shëndetin e popullatës. Sipas INSTAT
rezultatet tregojnë një rënie të vdekshmërisë foshnjore gjatë 15 viteve të fundit. Shkalla e vdekshmërisë foshnjore është përgjysmuar gjatë kësaj periudhe nga 35 deri në 18 vdekje për 1.000 lindje të gjalla, referuar 5 viteve te fundit para anketës. Ndërkohë shkalla e fertilitetit gjithashtu është në rënie dhe rezulton të jetë 1.6. Ndërkohë 39 % e fëmijëve (0-6muajsh) janë ushqyer. Mbetet problem kequshqyerja. Shqiptarët kanë filluar të ushqen më mire se në vitin 2000, por krahasuar me 2005, shifrat e të sëmurëve si pasoje e kequshqyerjes janë më të larta. Krahasuar me vitin 2000 kequshqyerja në Shqipëri dukshëm ka rënë, por në krahasim me vitin 2005 ka indikatorë të kequshqyerjes që janë rezistent dhe pothuajse kanë ngelur në stanjacion. Por edhe duhan- prija vazhdon te mbetet tepër shqetësuese. Gjithashtu kemi një tendencë në rënie të pirjes së duhanit, për lënie të duhanit në moshat 40-vjeçare, por një rezistencë për rënie tek 20-vjeçarët. Kemi një tendencë të veçantë në rritje tek femrat dhe kjo na bën të fokusohemi më shumë tek femrat, e sidomos tek femrat e Tiranës që janë në fillimet e tyre të epidemisë.