Piter Feith: Aksioni i Vetëvendosjes dëmton Kosovën
TIRANE-‘Bllokada e paralajmëruar e lëvizjes Vetëvendosje në dy pikëkalime kufitare, as nuk do ta promovojë pozicionin ndërkombëtar aktual të Kosovës e as nuk do të ndihmojë në përpjekjet për ndërtimin e raporteve normale me Serbinë’, ka thënë sot përfaqësuesi ndërkombëtar civil, Piter Feith.
Më tej, sipas njoftimit nga Zyra e tij, ai ka theksuar se kjo bllokadë nuk do t’i ndihmojë përpjekjet e qeverisë, shoqërisë civile dhe komunitetit ndërkombëtar, për të ndërtuar raporte normale fqinjësore ndërmjet Serbisë e Kosovës.
“Kjo nuk është sjellje me përgjegjësi nga një organizatë e përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës”, tha Feith, dhe shtoi se “nëse aksioni nga Vetëvendosja shkon përpara ai do ta dëmtojë reputacionin ndërkombëtar të Kosovës, duke demonstruar mungesë të respektit për njërën nga vlerat themelore në Evropë, që është liria e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave”.
Feith vlerësoi se “me angazhimin e saj konstruktiv në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, Kosova ka arritur të mira praktike për shtetasit e vet, ndërsa aksioni i Vetëvendosjes e rrezikon shkatërrimin e këtyre rezultateve”.
(d.b/BalkanWeb)