Marshi për paqe, Gruevski: Vlerë bashkëjetese
SHKUP- Në Shkup eshte zhvilluar manifestimi “Marsh për paqe”, mes të cilit bëhet thirrje për ndalimin e incidenteve ndëretnike dhe kultivimin e paqes dhe marrëdhënieve të mira ndëretnike.
Marshim qe eshte pershendetur ne oret e pasdites edhe nga Gruevski, i cili ka deklaruar se kjo eshte nisme e nje bashkejetese ne paqe. “Nje marshim i tille i qytetareve eshte nje tregues shume pozitiv”- ka thene ai.
Ky aktivitet organizohet nga një nismë qytetare e ashtuquajtur “Së bashku për paqe”, me pranine e disa emrave që kultivojnë multietnicitetin në Maqedoni dhe persona te njohur te artit, muzikës, intelektualë, përfaqësues të sektorit civil, etj.
Manifestimi nis në Parkun e Qytetit përmes një koncerti ku do të paraqiten emra të njohur të estradës maqedonase, per te vijuar nëpër rrugët dhe bulevardet e kryeqytetit. (INA)