E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot do të asgjësohen 113 kg lëndë fulminant zhive

16/12/2008  Në Poliçan dhe ministri Oketa

POLIÇAN- Sot pritet të kryhet asgjësimi i 113 kg lëndë iniciale të ndodhura në ish-Kombinatin e Prodhimit të Municioneve Luftarake në Poliçan. Nisur nga rrezikshmëria që krijon kjo lëndë fulminante janë angazhuar një sërë institucionesh për realizimin me sukses të këtij procesi. Drejtori i kësaj ish-uzine, ing. Myqerem Xhaferi është shprehur se operacioni për asgjësimin e lëndëve iniciale bashkë me depot ku janë magazinuar në ish-Kombinatin Mekanik Poliçan do të kryhet menjëherë pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore. Në këtë rast në aludimin e tij burimi bën me dije se mirë do të ishte që të ishte një ditë me shi për arsye që të bëhet e mundur neutralizimin e lëndëve helmuese nëse ato shpërthejnë nga një ngacmim atmosferik. Në Poliçan pritet të mbërrijë dhe ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›