E Diel, 1 Nëntor 2026

Malaj: Tendenca për të deformuar votën, KQZ-ja më përjashtoi vëzhguesit

malaj-press-2013Vlorë- Kandidati i pavarur Arben Malaj përmes një deklarate për mediat tha se falendëron të gjithë mbështetësit dhe të gjithë zgjedhësve që e kanë votuar, duke i bërë thirrje: Tani, duhet të ruajmë çdo votë deri në fund.

Në procesin e numërimit po vihen re tendenca për të deformar votën e votuesve. Në disa raste, vëzhguesit tanë janë përjashtuar nga qendrat e numërimit, për të cilët jemi detyruar të kërkojmë ndihmën e KQZ-së.

Ne po presim rezultatet nga disa qendra ku mbështetja është më e plotë dhe më e madhe. Të gjitha partitë politike duhet t’i largojnë duart nga deformimi i votës. Presioni i tyre ka ardhur në rritje,-tha Malaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›