AK kërkon publikimin e të dhënave të censusit
Aleanca Kuqe Zi i ka bërë thirrje sërish sot qeverisë dhe Insitutit të Statistikave që të bëjë publike shifrat zyrtare të procesit të regjistrimit të popullsisë, i cili sipas AK-së, tashmë ka hyrë në vorbullën më të errët të manipulimit.
Në një deklaratë të Sekretarit të Përgjithshëm të Aleances Kuqezi, Myslim Pashaj thuhet se pas gjashtë muajsh të dhënat zyrtare të Censusit mbahen peng për qëllime meskinë të kryeministrit Sali Berisha dhe ushtarëve të tij statistikorë duke shkelur çdo afat ligjor dhe moral në lidhje më të dhenat e një procesi të kundërshtuar nga mbi 70% e popullsisë.
AK kërkon me forcë publikimin e të dhënave të regjistrimit, që sipas saj u bë për të plotësuar rekomandimin e 13- të të Athinës, e që u kushtoi shqiptarëve 14 milion euro.
Duke falenderuar qytetarët që sipas saj ju përgjigjen thirrjes për të mos dhënë përgjigje për etninë dhe fenë, AK shprehet se regjistrimi i popullsisë po përdoret sipas tekave të kryeministrit shqiptarë i cili jo vetëm ja dërgoi Athinës të dhënat zyrtare të censusit, por tani atë e ka zënë paniku nga partitë minoritare greke në vendin tonë në prag të vitit elektoral
Sali Berisha I trembet shifrave dhe zërit të qytetarëve të tij në formularin e censusit pasi aty reflektohet perceptimi I qytetarëve për vizionin e Aleancës Kuq e Zi dhe atë të partisë në pushtet e cila keqpërdor dhe dhunon të drejtat e qytetarëve pa iu dridhur qerpiku.- thuhet në deklaratë.