Nafta Virgin jepet pretenca për të pandehurit
TIRANE- Prokuroria e Tiranës ka dhënë sot pretencën për të pandehurit e skandalit të naftës Virgin. Kështu mësohet se ndaj të pandehurit, Iljaz Fisheku, i akuzuar për vepren penale te: Mashtrimit te kryer ne bashkëpunim është kërkuar masa e denimit me 4 vite burg.
Edmond Ferraj, i akuzuar për veprat penale te: Falsifikimit te dokumentave, është kërkuar të dënohet me 2 vite burg, ndërsa për Arjan Dacin, i akuzuar për veprën penale te: Falsifikimit te dokumentave është kërkuar dënim me 1.6 vite burg dhe një gjobë prej 500 mijë lek.
Për të akuzuarit e tjerë Prokuroria ka kërkuar dënime me nga 6 muaj burg secili.
Çfarë është nafta Virgin
Virgin nafta e njohur me emrin teknik benzine e Hidropastruar nuk eshte produkt i gatshem per tregtim ne tregun shqiptar. Vergine nafta eshte nenprodukt qe del nga rafinimi i naftes bruto pas nje procesi dytesor per pastrimin e saj nga squfuri. Virgin nafta sherben si lende e pare per prodhimin e benzinave me numer oktani te larte ( mbi 95 oktan), si rrjedhim ky nenprodukt blihet me qellimin e vetem per tu eksportuar jashte shtetit.
Pas hetimeve të Prokurorisë rezultoi se përgjatë viteve 2007-2009 në kundërshtim me ligjin nafta virgine ishte shitur në tregun vendas edhe pse ishte produkt i destinuar për eksport.