“AK”, mbërrin në Bulqizë, mbështet tubimin e minatorëve
Aleanca “Kuq e Zi”, mbështet grevën e urisë së minatorëve. Ditën e sotme, “AK”, ka shkuar në minierën e Bulqizës për t`u bashkuar në tubimin e qytetarëve dhe minatorëve. Kjo aleancë ka publikuar kontratën e punës së minatorëve, ku thekson se pasuritë kombëtare janë dhënë me koncension skllavërues.
“Bulqiza është thesari i Shqipërisë, viktimë e hajnisë. Kemi strategji për pasuritë kombëtare. Atdheu nuk është ankand i koncensioneve skllavëruese”, thekson “AK”.
Një ditë më parë, Aleanca Kuq e Zi, i ka kërkuar qeverisë të hetojë koncesionet e minierës së Bulqizës, ndësa i bën thirrje kësaj të mbështesë minatorët dhe të drejtat e tyre si qytetarë të këtij vendi.
Aleanca ka kërkuar nga shteti që të mos lejojë degradimin e pasurive kombëtare, duke i bërë thirrje që të realizohet hetimi i të gjithë pasurive kombëtare që janë dhënë me koncesion dhe të mbrohen si investimet ashtu dhe të drejtat e punonjësve.