E Shtunë, 31 Tetor 2026

ACR shpreh keqardhje, RISHMN do përcaktojë shkaqet e shpërthimit

TIRANË- Kompani ACR ka reaguar në lidhje me ngjarjen më të fundit në minierën e Bulqizës ku 1 minator humbi jetën , ndërkohë 8 mbetën të pagosur.

ACR ka shprehur ngushëllimet e saj për humbjen e minatorit ndërkohë nënvizon se do të kujdeset për trajtimin shëndetësor të punonjësve të tjerë.

“ACR shpreh hidherimin e thellë për humbjen e jetës së punëtorit të ajrimit Naim Shyti. Ndërkohë po merr të gjitha masat për trajtimin shëndetësor të minatorëve të plagosur”,- thuhet në reagimin e ACR.

ACR në reagimin e saj ka sqaruar mënyrën si ka ndodhur shpërthimi, ndërkohë që thekson se do jenë ekpertët e e Repartit të Inspektim Shpëtim Minierave do të përcaktojnë shkakun e shpërthimit.

“Sot me datë 18 tetor rreth orës 10:00, një aksident i rëndë ka ndodhur në pusin 2, niveli 16-të i minierës së Bulqizës. Gjatë punës për hapjen e pusit të ri numër 9, një nga detyrimet e marrëveshjes koncesionare me METE, është hasur një vatër hidrogjeni. Grupi ekspert i ajrimit në përbërje e të cilit është gaz-matësi dhe tre punëtorë ajrimi kanë vajtur në front për të matur gazin dhe për të përgatitur tubat për ajrimin e frontit. Pas disa momentesh kur këta ekspertë ishin në distancë rreth 40 – 50 metra larg ballit të punimit ka ndodhur shpërthimi i gazit. Si pasojë e këtij shpërthimi punëtori i ajrimit, Naim Shyti, ka humbur jetën dhe 7 minatorë të tjerë janë plagosur. Arsyeja e shpërthimit ende nuk është e ditur, por priten përfundimet e ekipeve eksperte edhe të RISHM, të cilët do të përcaktojnë dhe shkakun”,- thekson ACR.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›