Topi pret delegacionin pakistanez, mbështetet pavarësia e Kosovës
TIRANË- Presidenti Topi ka pritur sot në një takim Kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Republikës Islamike të Pakistanit, Fahmida Mirza.
Presidenti vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë midis dy vendeve dhe popujve dhe vuri në dukje interesin për të vazhduar shkëmbimet ne nivel të lartë politik, por edhe në drejtim të forcimit të bashkëpunimit ekonomik në fusha të ndryshme.
Presidenti Topi vuri në dukje që shteti shqiptar vlerëson qëndrimin e Pakistanit lidhur me çështjen e Kosovës.
“Ne mirëpresim rritjen e numrit të vendeve që do të njohin pavarësinë së Kosovës në një kohë sa më të afërt. Kosova tashmë përjeton një realitet të ri e të pakthyeshëm, si shtet i pavarur, sovran dhe multietnik. Ky është një kontribut real për paqen dhe stabilitetin në rajonin ballkanik” - nënvizoi Presidenti.
Nga ana e saj, Kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Republikës Islamike të Pakistanit, Fahmida Mirza vlerësoi rolin moderator dhe pozitiv të Shqipërisë dhe faktorit shqiptar në Ballkan në shërbim të ruajtjes së paqes dhe qëndrueshmërisë afatgjatë dhe në funksion të integrimit të përbashkët rajonal në familjen evropiane.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)