Vrasja në Korçë, arrestohen dy autorët
Policia e Korçës ka bërë të mundur arrestimin e autorëve të vrasjes së 23-vjeçarit mbrëmë në këtë qytet. Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar dy të rinjtë Elton dhe Altin Beluli përkatësisht 23 dhe 25 vjeç të cilët dyshohen se pas një grindje me viktimën e kanë qëlluar atë me thikë duke e lënë të vdekur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës ku dy autorët pas një konflikti për një kasetofon makine, në grindje e sipër kanë vrarë me thikë 23-vjeçarin Dorjan Kocaqi.
Ndërkohë materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar prokurorisë për veprën penale "Vrasje me dashje e kryer ne bashkepunim”.