AK në Zvicër, fushatë kundër asimilimit të nxënësve

Aktivistët e Aleancës KuqeZi kanë uruar nxënësit shqiptarë, ndërsa kanë ndërmarrë një fushatë kundër asimilimit të gjuhës shqipe tek fëmijët e emigrantëve shqiptarë në këtë shtet.
Aktivistë të AK-së kanë shpërndarë edhe abetare për fëmijët e emigrantëve shqiptarë të cilët kanë lindur në Zvicër me qëllim ruajtjen e gjuhës amë, gjuhës shqipe. Aleanca KuqeZi sakaq e ka cilësuar si të patolerueshëm faktin që mijëra shqiptarë që janë në emigracion po humbasin gjuhën shqipe për shkak të mungesës së strategjive të qeverisë shqiptare për të ruajtur themelet e traditës dhe të historisë së kombit tonë.
Aleanca KuqeZi po zhvillon fushatën me moton “Abetare në çdo familje shqiptare në emigracion”, fushatë kjo kundër asimilimit të shqiptarëve, e cila pas Zvicrës do të shtrihet në të gjithë shtetet e huaja ku shqiptarët e emigruar për shkak të gjendjes së mjerueshme të vendit të tyre janë larguar për një të ardhme më të mirë. Si pjesë e kësaj fushate ka qenë edhe tubimi i mbajtur gjatë ditës së sotme në Zvicër, një vend ku jetojnë një numër i madh shqiptarësh.
Gjatë fjalës së tij, kryetari i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu premtoi se shumë shpejt pjesa më e madhe e shqiptarëve të emigruar do të rikthehen në atdheun e tyre për të kontribuar në ndryshimin e regjimit aktual politik dhe vendosjen e themeleve për prosperitetin dhe të ardhmen e denjë të shtetit dhe popullit shqiptar. /Start/
2012-09-10 14:41