Av. i Popullit: Sot është ditë e zezë për fëmijët e ngujuar

Në një reagim për media, institucioni i Avokatit të Popullit, thekson se ky 10 shtator do të jetë një tjetër ditë e zymtë në errësirën e kullave të tyre të varfra.
Gjithashtu, ky institucion shpreh shqetësimin për fëmijët që punojnë ose lypin për shkak të familjeve të varfra.
“Pothuajse ¼ e fëmijëve në zonat rurale të Shqipërisë që regjistrohen në klasën e parë nuk e përfundojnë shkollën tetëvjeçare dhe ¼ e mësuesve të shkollave tetëvjeçare nuk janë të kualifikuar, sipas një studimi të UNICEF. Këto shifra janë brengosëse për çdo shoqëri që është e përgjegjshme për të ardhmen. Ndaj le të shërbejë kjo ditë urimesh edhe si ditë e kujtesës dhe apelit: Deklarata Universale për të drejtat e njeriut (neni 26) si dhe Kushtetuta e republikës së Shqipërisë (neni 57) përcaktojnë të drejtën për arsimim, si një të drejtë që duhet ta gëzojnë të gjithë”, thekson reagimi. /Start/
2012-09-10 12:34