Berisha:Shtatori,afat kritik.Të votojmë imunitetin

Berisha në mbledhjen e Grupit të PD
TIRANË- Kreu i qeverisë Sali Berisha ka deklaruar se energjitë e ripërtërira të kësaj vere do të jenë energji të fuqishme të fushatës së ardhshme elektorale.
Duke folur para deputetëve në mbledhjen e grupit parlamentar, Berisha ka PD do të zhvillojë më të bukran, më intensiven, më të gjerën e të gjitha fushatave që kemi zhvilluar deri sot.
Berisha ka thënë se në të gjitha zonat elektorale gjenden projekte të realizuara apo në realizim e sipër të këtij mandati, i cili sipas tij është dhe mandati i transformimit të vërtetë të Shqipërisë.
Imuniteti
Nje nga pikat ne te cilat eshte ndalur Berisha gjate fjales se tij ka qene domosdoshmeria per heqjen e imunitetit, per te cilen ka ftuar opozites te vendose daten e te afrohet votimi i tij ne Kuvend.
“Meqë shtatori është afat kritik për vlerësimin e arritjeve do ju lutesha të bëjmë gjithçka për të afruar datën e votimit në kuvend të heqjes së imunitetit dhe ligjeve të propozuara për të cilat ne kemi shprehur qëndrimin tonë dhe besoj se jemi në qëndrim parimor të drejtë. Nëse ne nuk heqim imunitetin me parlament apo referendum, mendoj se kombet e tjera kanë arsye të tremben nga ne”- tha Berisha.
Sipas tij, kjo eshte nje nisme për të cilën PD ka luftuar 10 vite më radhë nuk ka asnjë qëllim krijimin e kapitalit politik.
“Në asnjë rrethanë ne nuk kemi kushtëzuar heqjen e tij në rrugën e heqjes së tij, nëse ne vendosëm ti drejtohemi sovranit erdhi se më 6 gusht PS nuk pranoi të votojë. Rama shprehet se do të votojë pavarësisht nga qëndrimet e maxhorancës për propozimet për ndryshime kushtetuese”- tha ai.