Shamku: Do të nxjerrim nga qorrsokaku arsimin

Deputetja Ledi Shamku, u shpreh se këtë vit, arsimi ka buxhetin më të ulët në dhjetë vitet e fundit.
“Saliu paturpësisht iu përmend mësuesve rrogat, ndërkohë që qeveria u ka hequr atyre rimbursimin e transportit. E ndërkohë papunësia ndër mësuesit vetëm rritet. Në Qarkun e Tiranës kemi rreth 4 mijë mësues të punësuar dhe 5 mijë të tjerë që janë në lista pritjeje, për punë. Kjo papunësi shtohet si pasojë e mungesës së plotë të vizionit dhe politikave shtetërore në arsim”, theksoi ajo. Deputetja Shamku shtoi se në Tiranë, jo vetëm që nuk janë shtuar shkollat, disa prej tyre janë mbyllur për shkak të kushteve higjienike.
“PS në programin e saj do ta shembë murin që politika ka vendosur në arsim, do shembë avazin e vjetër të emërimeve politike pa asnjë kriter merite e profesionalizmi. Politika jonë e re arsimore në themel të saj do të ketë kontributet e bashkërenduara të mësuesve, prindërve e nxënësve dhe të qeverisë. Këtë provë e dhamë me ndryshimin e 41 neneve të ligjit për arsimin parauniversitar. Do unifikojmë kurrikulat mbarëkombëtare gjithkund ku ka shqipfolës dhe do t’i përafrojmë ato me standardet evropiane. Do e shohim të vërtetën në sy dhe nuk do fshihemi pas gishtit për situatën dramatike në arsimin shqiptar, situatë të cilën do menaxhojmë pas 10 muajsh”, tha më tej ajo. /Start/
2012-09-10 15:18