AK protesta në kryeqytetet evropiane, për votën e emigrantëve
Tiranë- Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar mesditën e sotme disa protesta të sinkronizuara në disa kryeqytete të evropës, në mbështetje të votës së emigrantëve.
Qindra aktivistë kanë protestuar në Romë, Londër, Bruksel dhe vende të tjera, ku kanë kërkuar që pavarësisht vendit emigrantët të kenë të drejtën e votës.
Në një deklaratë për shtyp, AK thotë se sistemi aktual u lejon dy partive kryesore në vend të ruajnë monopolin e tyre në politkë, duke shtrembëruar përfaqësimin në Parlament.
2 milionë emigrantët janë abuzuar në këto 22 vite, pasi emrat e tyre jaën vjedhur e përdorin articialisht nga pushteti për të shtuar vota të paqëna. Ka ardhur koha, që në emër të emigrantëve të mos votojë më Berisha për vete, por të hedhin votën në kuti vetë ata- thuhet në deklaratë.